Simone Inzaghi e kalon Jose Mourinhon, bëhet trajneri i tretë me më së shumti trofe te Interi

  • S.A /
  • 23 April 2024 - 09:59
Simone Inzaghi e kalon Jose  Mourinhon, bëhet trajneri i tretë me më së shumti trofe te Interi

Interi siguroi mbrëmë  titullin e 20-të të kampionit në histori të klubit, transmeton "Kosova Sot Online ".

Skuadra e drejtuar nga Simone Inzaghi triumfoi 1:2 në derbin ndaj rivalit lokal, Milanit, për të siguruar edhe matematikisht titullin e kampionit për sezonin 2023/24.

Për trajnerin italian është ky trofeu i gjashtë i fituar me “Nerazzurrët”, prej kur mori drejtimin e tyre në vitin 2021.

Kësisoj, Inzaghi ka parakaluar Jose Mourinhon me numrin e trofeve të fituar.

“Simone Inzaghi fitoi trofeun e tij të 6-të me Nerazzurrët, duke u bërë trajneri i tretë i Interit me më shumë trofe të fituar që nga themelimi i Serie A (1929-30), pas Helenio Herrera dhe Roberto Mancini (të dy nga 7)”, njoftoi faqja e specializuar “Opta”.

(Kosova Sot Online )