Pesë xhudistë e përfaqësojnë Kosovën në Evropianin e Xhudos në Zagreb, ndër ta edhe Akil Gjakova

  • S.A /
  • 24 April 2024 - 14:10
Pesë xhudistë e përfaqësojnë Kosovën në Evropianin e Xhudos në Zagreb, ndër ta edhe Akil Gjakova

Ekipi kosovar i xhudos do marrë pjesë në Kampionatin Evropian të Xhudos për Senior në Zagreb të Kroacisë nga nesër (25 prill) deri më 27 prill, transmeton "Kosova Sot Online ".

Kampionati Evropian i xhudos për senior, i cili do të zhvillohet në Zagreb të Kroacisë do të ketë plotë 47 shtete pjesëmarrëse.

Nga 47 shtete pjesëmarrëse, do të ketë gjithsej 427 garues, nga të cilët 240 do të jenë meshkuj dhe 187 femra.

Kosova në këtë Kampionat Evropian do ta përfaqësohet nga pesë xhudistë:  Distria Krasniqi, Flaka Loxha, Akil Gjakova, Dardan Cena dhe Loriana Kuka.

Distria dhe Flaka ndeshen ditën e enjte, Akili dhe Dardan do të ndeshen të në ditën e dytë, ndërsa Loriana ndeshet në ditën e tretë. Ekipi jonë do të jetë nën udhëheqjen e trajnerit dhe selektorit Driton Kuka dhe Majlinda Kelmendit. Xhudistët që e përfaqësojnë Kosovën në Evropianin e Xhudos në Kroaci:

Distria Krasniqi (-52 kg)

Flaka Loxha (-57 kg)

Akil Gjakova (-73 kg)

Dardan Cena (-73 kg)

Loriana Kuka (-78 kg)

(Kosova Sot Online )