PSG fiton bindshëm ndaj Lorient

  • A.P /
  • 24 April 2024 - 21:20
PSG fiton bindshëm ndaj Lorient

Paris Saint-Germain ka vazhduar me fitore në Ligue 1.

Ekipi parisien triumfoi 1:4 në udhëtim ndaj Lorientit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të në elitën e futbollit francez.

Dembele kaloi mysafirët në epërsi në minuën e 19-të të ndeshjes, para se Mbappe të dyfishonte epërsinë tre minuta më pas.

Dembele realizoi sërish në minutën e 60-të për 0:3

Bamba shënoi për vendasit golin e nderit në minutën e 73-të, kurse Mbappe e vulosi fitoren me gol tjetër në të 90-tën.

Me këtë fitore, PSG shkon në kuotën e 69 pikëve në vendin e parë, 14 më shumë se Monaco e pozitës së dytë.

(Kosova Sot Online)