Man Utd fiton ndaj ekipit të fundit në tabelë

  • S.A /
  • 25 April 2024 - 09:40
Man Utd fiton ndaj ekipit të fundit në tabelë

Manchester United është rikthyer te fitoret në Premierligë.“Djajtë e Kuq” triumfuan 4:2 në shtëpi ndaj ekipit të fundit në tabelë, Sheffield United, transmeton "Kosova Sot Online ".

Por, fillimisht ishin mysafirët që kaluan në epërsi në minutën e 35-të kur shënoi Bogle.

Maguire barazoi shifrat në minutën e 42-të të takimit.

E në të 50-tën Sheffield United arriti të kalonte në epërsi sërish nëpërmjet Brerton Diaz.

11 minuta më pas, Bruno Fernandes shënoi nga penalltia për 2:2, para se të përmbyste rezultatin në minutën e 81-të. E katër minuta më pas, Hojlund shënoi për 4:2.

Me këtë fitore, Manchester United shkon në kuotën e 53 pikëve në vendin e gjashtë.

Në anën tjetër, Sheffield United mbetet i fundit me 16 pikë dhe pa gjasa për mbijetesë.

(Kosova Sot Online )