E konfirmuar nga UEFA: Serie A mund të dërgojë 6 skuadra në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm

  • S.A /
  • 27 April 2024 - 16:19
E konfirmuar nga UEFA: Serie A mund të dërgojë 6 skuadra në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm

UEFA ka sqaruar zyrtarisht se Serie A do të lejohet të dërgojë gjashtë skuadra në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm nëse plotësohen disa kushte, transmeton "Kosova Sot Online ".

Liga e parë italiane tashmë ka siguruar matematikisht një vend të pestë në kompeticionin kryesor të klubeve evropiane, pasi kryesoi renditjen për këtë sezon, duke lënë vendin tjetër për Gjermaninë ose Anglinë.

“Corriere dello Sport” shpjegoi se si UEFA është në dijeni se Serie A mund të dërgojë një ekip të gjashtë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm dhe ka shkruar një sqarim jozyrtar, i cili së shpejti do të zyrtarizohet duke konfirmuar situatën.

Nëse Atalanta ose Roma fitojnë Ligën e Evropës, atëherë një skuadër e gjashtë italiane do të kualifikohet në garën më prestigjioze për klube.

Vetëm tetë klube nga një vend mund të kualifikohen për në Evropë, kështu që dërgimi i gjashtë skuadrave në Ligën e Kampionëve do të linte vetëm një vend për italianët në Ligën e Evropës dhe një për në Ligën e Konferencës.

(Kosova Sot Online )