A do të shitet De Jong?

  • A.P /
  • 28 April 2024 - 13:46
A do të shitet De Jong?

Frenkie de Jong është njëri nga futbollistët më të vlefshëm te Barcelona.

Të kesh një futbollist si ai në mesfushë është çdoherë një plus, megjithatë shitja e tij mund të sjellë përfitime të mëdha.

E sidomos për Barcelonën, që ende janë në krizë financiare.

Por, trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez ka thënë se de Jong është krucial për skuadrën e tij.

“Për mua, De Jong është lojtar kyç. Nuk ka ndryshuar asgjë, ai është vërtetë krucial për mua. Ai ka qenë i pafatë me shumë lëndime, por niveli i tij është ekselent”, tha Xavi.

(Kosova Sot Online)