‘Selfie’ me Xhakën i kushtoi shtrenjtë tifozit të vogël kosovar, reagon babai i tij i tronditur

  • S.A /
  • 30 April 2024 - 10:45
‘Selfie’ me Xhakën i kushtoi shtrenjtë tifozit të vogël kosovar, reagon babai i tij i tronditur

Ishte data 18 nëntor e vitit 2023 dhe në Basel kishte festë, pasi Përfaqësuesja e Zvicrës dhe e Kosovës po zbrisnin në fushë ku stadiumi St Jacob Park ishte i stërmbushur me tifozë, kryesisht shqiptarë.

Përkundër shumë rasteve të Zvicrës, në fund ndeshja përfundoi baras 1-1, me Muhamet Hysenin që realizoi për t’i dhënë një pikë Dardanëve, transmeton "Kosova sot Online".

Si shumë shqiptarë që kishin marrë rrugën për në Basel, njësoj kishte vepruar edhe Driton Sedaj një 40-vjeçar që jeton në qytetin Biel së bashku me djemtë e tij Luanin 13 vjeç dhe Florianin 10 sosh.

Megjithatë 10-vjeçari Floriani një fans i madh i Granit Xhakës arriti ta bëj ëndrrën e tij realitet, që të ketë një foto me mesfushorin kosovar të Përfaqësueses së Zvcirës.

Floriani kaloi rojet e sigurisë dhe vrapoi në fushë pas përfundimit të ndeshjes duke bërë një foto me Xhakën, edhe pse qëllimi ishte ta kishte fanellën e mesfushorit.

Sigurimi i stadiumit e njoftoi Driton Sedajn se duhet t’i japë të dhënat personale, pasi djali i tij do të marrë një paralajmërim dhe ndoshta një dënim, por 40-vjeçari nuk mendoi se do të ishte diçka e madhe. Megjithatë të premtën e javës së kaluar, në adresën e familjes Sedaj ka shkuar një letër nga Federata Zvicerane e Futbollit (SFV) ku Floriani i vogël është dënuar me 2597,15 franga.

“Unë u trondita. Nuk ka pasur asnjë kërcënim, askush nuk është shqetësuar me hyrjen e tij. Një djalë 10-vjeçar nuk përbën rrezik për askënd”, tha Driton Sedaj për Blick.

Sedaj ka thënë se kurrë nuk e kishte paramenduar se dënimi do të ishte kaq i lartë.

“Federata Zvicerane e Futbollit ka para të mjaftueshme. Nuk mendoj se 2500 franga është e drejtë apo sportive. Sidomos pasi kishim paguar tashmë 60 franga për pranim. Po, Floriani është i shpejtë, por definitivisht jo më i shpejtë se stjuardët. Duhet të ishe më i kujdesshëm”, tha Driton Sedaj për Blick.

Image

“2500 franga për një slefie me Xhakën është padyshim shumë e shtrenjtë për mua. Pavarësisht nëse është Xhaka apo Ronaldo, asnjë fëmijë nuk i meriton këto gjoba. Unë i bëj apel të gjithë prindërve të kenë kujdes fëmijët në stadiume. Mendoj se 200 franga do të ishte një shumë e përshtatshme, ky do të ishte një kompromis i mirë”, tha Sedaj për Blick.

(Kosova Sot Online )