Zanetti e jep lajmin e madh për tifozët e Interit

  • A.P /
  • 02 May 2024 - 14:00
Zanetti e jep lajmin e madh për tifozët e Interit

Zëvendës-presidenti i Interit, Javier Zanetti e ka dhënë një lajm të madh për tifozët “Nerazzurri”.

Legjenda e Zikaltërve ka njoftuar zyrtarisht se yjet e ekipit, Lautaro Martínez dhe Nicolò Barella do të nënshkruajnë kontrata të reja me kampionin e freskët italian.

“Mund të konfirmoj se Lautaro Martinez dhe Nicolò Barella, të dy do të nënshkruajnë kontrata të reja, kjo është e sigurt. Marrëveshja me ta do të realizohet pasi të dyja palët duan ta vazhdojnë bashkëpunimin”, theksoi ish-futbollisti argjentinas për “Radio Serie A”.

Gjatë sezonit ishte spekuluar vazhdimisht se dy yjet e Interit, Martinez dhe Barella do të mundë të largoheshin në fund të këtij sezoni, por tash tifozët e Interit janë të qetë pasi do t’i kenë në ekipin e tyre të zemrës edhe në edicionin e ardhshëm mesfushorin kreativ ofanziv dhe sulmuesin e rrezikshëm.

Interi synon ta dominojë futbollin italian edhe në sezonin e ardhshëm, ndërsa objektiv do ta ketë edhe trofeun e Championsit pasi sivjet u eliminua herët nga kjo garë prestigjioze.


(Kosova Sot Online)