Ten Hag flet pas debaklit nga Crystal Palace: Jam trajneri i duhur për të ndryshuar gjërat!

  • S.A /
  • 07 May 2024 - 08:38
Ten Hag flet pas debaklit nga Crystal Palace: Jam trajneri i duhur për të ndryshuar gjërat!

Manchester United ka pësuar debakël në udhëtim te Crystal Palace pasi janë mposhtur me rezultat të thellë 4-0. Djajtë e Kuq tani rrezikojnë të mbesin jashtë garave evropiane, pasi kanë një orar të tmerrshëm në tre xhirot e fundit, transmeton "Kosova Sot Online".

United do të luaj ndaj Arsenalit, Newcastle United dhe Brightonit, ku shihet shumë e vështirë fitorja.

Përkundër debaklit të pësuar në Londër, Erik Ten Hag vazhdon të thotë se ai është trajneri i duhur për ta nxjerrë Manchester Unitedin nga kjo situatë.

“Unë jam trajneri i duhur për t’i ndryshuar gjërat. Nëse gjithë lojtarët janë në dispozicion atëherë ne kemi një skuadër të mirë”, deklaroi Ten Hag.

Lexo po ashtu Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

“Por nëse mungon e gjithë prapavija atëherë ne jemi në probleme të mëdha”, deklaroi trajneri holandez.

Man Utd aktualisht ndodhet në pozitën e tetë në tabelë me 54 pikë, sa ka edhe Chelsea në pozitën e shtatë që i dërgon në Ligën e Evropës.

(Kosova Sot Online )