Trepça – Ylli, publikohet orari i ndeshjeve finale

  • A.P /
  • 07 May 2024 - 17:43
Trepça – Ylli, publikohet orari i ndeshjeve finale

Të enjten zyrtarisht fillon ‘beteja’ mes Trepçës dhe Golden Eagle Yllit për titullin kampion.

Skuadra që shënon tri fitore do të shpallet kampione. Ndeshja e parë zhvillohet në Mitrovicë, derisa mund të zhvillohen deri në pesë sfida.

Mitrovicasit përfunduan edicionin e rregullt në vendin e parë me 25 fitore e tri humbje, kurse therandasit në vendin e tretë me 19 fitore e nëntë humbje. Nga tri humbjet ‘Xehetarët’, dy kanë ardhur nga therandasit në garat e rregullta.

Këto dy skuadra ishin takuar në finale të Ligës Unike, që përfundoi me fitoren e mitrovicasve në një sfidë dramatike 66:67.

Trepça ka fituar Kupën dhe Superkupën dhe është në kërkim të trofeut të katërt për këtë edicion.

Në anën tjetër, therandasit duan ta rikthejnë titullin në qytetin e tyre dhe ta fitojnë atë për herë të tretë në histori.

Orari i Finaleve

9 Maj

19:00 Trepça – Golden Eagle Ylli

12 Maj

19:00 Golden Eagle Ylli – Trepça

16 Maj

19:00 Trepça – Golden Eagle Ylli

19 Maj

19:00 Golden Eagle Ylli – Trepça (e mundshme)

23 Maj

19:00 Trepça – Golden Eagle Ylli (e mundshme)

(Kosova Sot Online)