Ipswich e kanë vendosur në radar Armando Brojën

  • A.P /
  • 08 May 2024 - 18:24
Ipswich e kanë vendosur në radar Armando Brojën

Ipswich e kanë vendosur në radarin e tyre të transferimit sulmuesin shqiptar, Armando Brojën.

Broja, 22 vjeç, është një sulmues në pronësi të Chelseat, i cili kaloi gjysmën e parë të sezonit në Stamford Bridge përpara se të kalonte pjesën e dytë në një huazim dëshpërues me Fulham.

Ai ka luajtur vetëm shtatë herë për Fulhamin, duke mos shënuar ende, teksa ka shumë pak minutazhë.

Gazetari Simon Phillips ka raportuar sot përmes se si Ipswich ashtu edhe Brentford mund të jenë të interesuar për të nënshkruar me Brojën këtë verë.

Atij i është thënë se Broja do të largohet nga Chelsea në afatin kalimtar të verës, me klubet që tani kanë filluar të interesohen.


(Kosova Sot Online)