Fiorentina kualifikohet në finale të Ligës së Konferencës

  • A.P /
  • 08 May 2024 - 20:55
Fiorentina kualifikohet në finale të Ligës së Konferencës

Fiorentina është finalisti i parë i Ligës së Konferencës për edicionin 2023/24.

Ekipi italian e eliminoi në gjysmëfinale skuadrën belge, Club Brugge

Dueli i sontëm përfundoi baraz 1:1, por Fiorentina kaloi tutje pas fitores 3:2 në ndeshjen e parë.

Ky është sezoni i dytë radhazi që Fiorentina kualifikohet në finale të kësaj gare.

Sezonin e kaluar, Fiorentina në finale ishte mposhtur nga skuadra angleze, West Ham.

Në gjysmëfinalen tjetër janë Olympiacosi dhe Aston Villa. Grekët e kanë fituar përballjen e parë në Angli me rezultat 2:4.

(Kosova Sot Online)