Carlo Ancelotti në historinë e futbollit i vetmi trajner që arrin 6 finale në Champions League

  • S.A /
  • 09 May 2024 - 08:18
Carlo Ancelotti   në historinë e futbollit i vetmi trajner që arrin 6 finale në Champions League

Si kurrë më parë, trajneri Carlo Anceloti ka shpërthyer në festë pas një fitore të Real Madrid, transmeton "Kosova Sot Online "

 Gjithmonë e kemi parë të ftohtë dhe të palëvizur, pavarësisht dramave dhe fitoreve emocionuese të madrilenëve.

Në të njëjtën mënyrë arritën që të përmbysnin Bayern Munchen në shifrat 2-1 dhe të kalonin në finale.

Menjëherë pas mbylljes së takimit, Anceloti ka kënduar himnin e Realit.

Ndërkohë trajneri italian është bërë i vetmi në histori që ka arritur gjashtë finale në Champions League.

Real Madridi në finale e 1 qershorit në “Wembley” do të përballet me Borussia Dortmundin.

Reali kërkon titullin e 15-të evropian, ndërsa Dortmundi të dytin.

(Kosova Sot Online )