Vinicius feston si i çmendur, nuk i përmban emocionet pas kalimit në finale të Championsit

  • S.A /
  • 09 May 2024 - 10:06
Vinicius feston si i çmendur,  nuk i përmban emocionet pas kalimit në finale të Championsit

Real Madridi është finalisti i dytë i këtij edicioni në Ligën e Kampionëve.“Los Blancos” triumfuan 2:1 në shtëpi ndaj Bayern Munichut në ndeshjen e dytë gjysmëfinale, transmeton "Kosova Sot Online ".

Emocione të mëdha për kalimin në finale kishte një nga lojtarët kryesor të Realit, Vinicius Junior.

“Është fantastike të luash për këtë ekip, për këtë fanellë, në këtë stadium. Ky është Real Madrid. Ne kurrë nuk dorëzohemi. E bëmë edhe një herë. Nëse duhet të mbrohemi, do ta bëjmë. Pas golit që pranuam, patëm mundësi për të shënuar. Tani shkojmë në finale dhe kemi shpresë. Jam i lumtur që mund të luaj për këtë ekip. Është një ëndërr. E vërtetë, unë u rrita i varfër në Brazil, dhe tani jam këtu dhe po shkruaj një histori të pabesueshme me këtë ekip dhe këta tifozë, për të cilët bëj gjithçka”, shtoi ai.E në finalen e 1 qershorit në Londër, Real Madridi do të ketë punë me një tjetër ekip gjerman, Borussia Dortmundin që e eliminoi Paris Saint-Germain.

(Kosova Sot Online )