Statistika të çmendura për Real Madridin, e siguron finalen e 18-të në Ligën e Kampionëve

  • S.A /
  • 09 May 2024 - 11:34
Statistika të çmendura për Real Madridin, e siguron finalen e 18-të në Ligën e Kampionëve

Real Madridi mbrëmë arriti ta sigurojë finalen e Ligës së Kampionëve, pasi në gjysmëfinale eliminoi ekipin e Bayern Munich krejt në fund 2:1, me sfidën e parë që u mbyllte baras 2:2.Për Realin, kjo do të jetë finalja e 18-të e Champions League, të paktën 7 më shumë se çdo ekip tjetër, transmeton "Kosova Sot Online".

Reali ka shënuar 9 gola pas minutës së 75-të në Champions League këtë sezon. Kjo është të paktën 2 më shumë se çdo ekip tjetër.

Ka ndodhur vetëm 4 herë që një zëvendësues të ketë shënuar të paktën 2 gola në gjysmëfinale apo finale të Champions League.

Në 3 raste, ishte në favor të Real Madridit, Gareth Bale në finale më 2018, Rodrygo në gjysmëfinale më 2022 dhe Joselu këtë të mërkurë.

Në krahun tjetër, për trajnerin Carlo Ancelotti, kjo është finalja e gjashtë e Ligës së Kampionëve, e treta me madrilenët.

Real Madridi në finale e 1 qershorit në “Wembley” do të përballet me Borussia Dortmundin.

Reali kërkon titullin e 15-të evropian, ndërsa Dortmundi të dytin.

(Kosova Sot Online )