Nagelsmann i befason të gjithë

  • A.P /
  • 14 May 2024 - 15:21
Nagelsmann i befason të gjithë

Ka mbetur vetëm edhe një muaj nga fillimi i kampionatit evropian i cili këtë vit do të mbahet në shtetin e Gjermanisë.

E pikërisht një muaj pa nisur, Kombëtarja e Gjermanisë ka befasuar të gjithë duke mos e thirrur mbrojtësin në formë të Borussia Dortmundit, Mats Hummels.

Sipas gazetës gjermane “Bild”, mbrojtësi 35-vjeçar nuk do ftohet nga “Die Mannschaft”-i.

Hummelsi, këtë sezon ka qenë një ndër lojtarët kryesorë të skuadrës së Dortmundit, ku ka ndihmuar skuadrën të arrijë finalen e Ligës së Kampionëve ku do luajë kundër Real Madridit, më 1 qershor.

Gjermanët kanë ftuar në radhët e veta mbrojtësin Robin Koch nga Eintracht Frankfurt.

(Kosova Sot Online)