Trepça paralajmëron një rikthim të madh

  • A.P /
  • 14 May 2024 - 19:15
Trepça paralajmëron një rikthim të madh

KF Trepça ka paralajmëruar një ri-organizim të klubit, me synim rikthimin në Superligën e Kosovës.

Klubi mitrovicas njoftoi sot për një mobilizim, pas disa viteve të kaluar me një krizë e rënie.

“Xehetarët” thuhet se kanë gjetur sponsorë të mjafuteshëm për ta ndihmuar që të ngritet.

Ish-kampionët e Kosovës nuk janë pjesë e elitës së futbollit kosovar që nga vitit 2017.

Përmes një postimi në faqen zyrtare klubi nga Mitrovica paralajmëroi një rikthim të “Trepçës së madhe”.

(Kosova Sot Online)