Duka për organizimin e Evropianit me Serbinë: Duhet të jetojmë në paqe

  • A.P /
  • 16 May 2024 - 14:21
Duka për organizimin e Evropianit me Serbinë: Duhet të jetojmë në paqe

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka e ka arsyetuar aplikimin e përbashkët të Shqipërisë me Serbinë për ta organizuar Kampionatin Evropian U-21 në vitin 2027.

Ky projekt u kritikua ashpër në trevat e ndryshme shqiptare, por që kreu i futbollit shqiptar nuk e sheh këtë si diçka tragjike.

“Tani ne kemi aplikuar për ta pasur Kampionatin Evropian të 21-vjeçarëve në 2027 në bashkëpunim Shqipëri, Serbi. Do të jemi kandidatë të përbashkët. Në synojmë ta organizojmë një kampionat futbolli që është sportiv, por në fund të fundit edhe në këndvështrimin politik është një gjë sportive. Në fund të fundit, duhet të jetojmë në paqe me njëri – tjetrin”, deklaroi Duka.

(Kosova Sot Online)