Kjo është oferta e Juventusit për trajnerin Thiago Motta

  • S.A /
  • 16 May 2024 - 14:27
Kjo është  oferta e Juventusit për trajnerin Thiago Motta

Massimiliano Allegri po shkon drejt largimit nga Juventusi dhe gjigantët e Serie A janë gati t’i ofrojnë Thiago Mottës një marrëveshje dyvjeçare me një opsion për vitin e tretë, transmeton "Kosova Sot Online ".

Drejtori i Juventusit, Giuntoli e ka identifikuar trajnerin e Bolognës, Motta, si trajnerin ideal për projektin e Bianconerëve dhe disa burime në Itali, raportojnë se gjigantët e Serie A janë gati t’i ofrojnë ish-lojtarit të Interit një kontratë dyvjeçare. Marrëveshja do të përfshijë një opsion për një sezon të mëtejshme.

Il Corriere della Sera kishte raportuar të mërkurën se Motta do të nënshkruante një kontratë 3.5 milionë euro në Torino.

Motta ka siguruar një kualifikim në Ligën e Kampionëve me Bolognan këtë sezon dhe kontrata e tij në Stadio Dall’Ara skadon në muajin qershor.

Sipas Gazzetta dello Sport, Motta ende nuk është ulur me drejtorët e Bolognës për të diskutuar një zgjatje të mundshme të kontratës, por ai thuhet se ka informuar Bianconerët se është i hapur për t’u transferuar në Torino. Motta shihet si një kandidat ideal, jo vetëm për stilin e tij të lojës, por edhe sepse ai është dëshmuar të jetë i shkëlqyer në zhvillimin e talenteve të rinj.

Juventusi është lidhur gjithashtu me Riccardo Calafiori dhe Joshua Zirkzee të Bolognës dhe emërimi i Mottas do ta bënte edhe më të fortë interesin e Zonjës së Vjetër. 

(Kosova Sot Online )