Kjo është koha e saktë kur do të zbresin në ring Fury dhe Usyk

  • S.A /
  • 18 May 2024 - 08:59
Kjo është koha e saktë kur do të zbresin në ring Fury dhe Usyk

Sonte  na pret super meçi historik në mes Tyson Furyt dhe Oleksandr Usyk, transmeton "Kosova Sot Online".

Ky duel do të zhvillohet në “Kingdom Arena” të Arabisë Saudite me fituesin që do të jetë një kampion i padiskutueshëm i të gjitha kategorive. Fury është kampion i peshave të rënda në WBC, (34-0-1, 24 KO), kurse Usyk (21-0, 14 KO), mban titujt e peshave të rënda WBA, IBF, WBO dhe IBO.

Usyk dhe Fury do të fillojnë ecjen e tyre në ring për ngjarjen kryesore në orën 00:00 pas mesnate mes së shtunës dhe së dielës. Lufta do të fillojë menjëherë pas kësaj.

Sot janë bërë matjet zyrtare, kur Tyson Fury ka peshuar 118.8 kg, ndërsa kampioni ukrainas Usyk ka peshuar 105kg.

(Kosova Sot Online )