Ylli i Arsenalit drejt kalimit tek Newcastle United

  • S.A /
  • 18 May 2024 - 10:56
Ylli i Arsenalit drejt kalimit tek Newcastle United

Portieri Aaron Ramsdale pritet të largohet nga Arsenali në fund të këtij edicioni, për shkak të minutave të pakta në lojë. Ardhja e David Rayas, ka bërë që Ramsdale ta humbas vendin e titullarit, transmeton "Kosova Sot Online ".

Newcastle United është skuadra që po e kryeson garën për transferimin e anglezit gjatë verës që po vjen.

Trajneri i Newcastle, Eddie Howe mendon se Aaron është zgjidhja e problemeve në portën e klubit të tij.

Në lidhje me këtë lëvizje, ka folur ish-portieri i Arsenalit, David Seaman.

“Si një tifoz i Arsenalit, nuk dua që Aaron Ramsdale të largohet. Por më pas si një ish-portier i Anglisë, dua të shoh një portier tjetër në zhvillim. Unë mendoj se ai mund të shkojë diku si Chelsea për t’i dhënë vetes një mundësi më të mirë për të marrë aksionin e ekipit të parë. Mendoj se ka disa klube që ai do t’i përshtatej, ndoshta edhe dikujt si West Hami”, tha Seaman.

(Kosova Sot Online )