Edon Zhegrova e përgëzon ekipin për sezonin pozitiv

  • A.P /
  • 20 May 2024 - 14:01
Edon Zhegrova e përgëzon ekipin për sezonin pozitiv

Kampionati francez e mbylli perden për sezonin 2023/24 dhe tash është koha për t’i bërë llogaritë.

Edon Zhegrova e pati një sezon fantastik me Lillen, me të cilin e mbylli sezonin në katërshen e parë të Ligue 1.

Dhe, kjo ia mundëson këtij ekipi që të luajë në garat evropiane edhe në sezonin e ardhshëm.

E përfaqësuesi kosovar e ka bërë një postim në rrjetet sociale, përmes së cilit i ka përgëzuar shokët e skuadrës për sezonin e bërë dhe i ka falënderuar tifozët për mbështetjen e vazhdueshme gjatë sezonit.

“Punë mjaft e mirë e krejt ekipit, krenar me secilin. Faleminderit tifozëve dhe gjithkujt që na ka mbështetur gjatë këtij sezoni”, shkroi Zhegrova në Instastory.

(Kosova Sot Online)