Këta janë dy futbollistët kryesorë të Zidane te Reali

  • 08 February 2016 - 23:26
Këta janë dy futbollistët kryesorë të Zidane te Reali

Sipas një analize nga mediat spanjolle, Modric dhe Benzema janë lojtarët më kyç të Realit që prej ardhjes së trajnerit francez në skuadër.

Kroati është një bast i sigurt i Zidanet në mesfushë, ndërsa bashkëkombasi i tij në sulm, Benzema, ka shënuar edhe në ndeshjen e gjashtë me radhë.

Në këtë mënyrë, qëndrimi i tyre në Madrid duket i sigurt, ani pse sidomos për Benzeman, vazhdimisht ka pasur zëra që mund të largohet.