Luiz dhe Marcelo mbeten jashtë Brazilit

  • 30 April 2016 - 16:25
Luiz dhe Marcelo mbeten jashtë Brazilit

Mbrojtësi anësor i Real Madrid, Marcelo dhe mbrojtësi qendror i Paris SG, David Luiz, nuk janë përfshirë në listën prej 40 lojtarësh të përzgjedhur nga seleksioneri Dunga për në Kupën Amerika 2016, ashtu si dhe Neymar, që nuk lejohet nga FC Barcelona.

Neymar, kapiten dhe lojtari kryesor i seleksionit brazilian, është lejuar nga klubi i tij që të marrë pjesë vetëm në Lojërat Olimpike në Rio (5-21 gusht) me seleksionin.

Dunga ka planifikuar që më 5 maj te publikoje seleksionin përfundimtar më 23 lojtarë për Kupën Amerika, që do të organizohet në SHBA nga 3 deri më 23 qershor.

Lënia jashtë e dy yjeve ka zgjuar shumë vëmendje në Brazil, ndërsa disa media e kanë kritikuar ashpër trajnerin Dunga për mos ftesën e yjeve. 

(Kosova Sot)