Ramos: Kemi vendosur në presion ekipet tjera në luftën për titull

  • 30 April 2016 - 19:12
Ramos: Kemi vendosur në presion ekipet tjera në luftën për titull

Mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos, ka folur pas fitores ndaj Real Sociedadit.

Kapiteni i Los Blancos tha se ishte i vetëdijshëm se kjo nuk do të ishe e lehtë, por goli erdhi fal këmbënguljes së vazhdueshme të tyre.

“Ne erdhëm këtu për të fituar dhe kështu vendosëm në presion ekipet tjera dhe tani me shpresën që skuadrat tjera të lëshojnë pikë”.

“Nuk jemi në një formë të mirë, kemi mungesa, por ky ekip po përgjigjet kur është e nevojshme”.

“Kjo është filozofia e Real Madridit. Luftojmë dhe sakrifikojmë edhe për shanset më të vogla. Ky është një fund emocionues për të përfunduar ligën”.

“Ishim të vetëdijshëm se do të jetë një ndeshje e vështirë, por ne udhëtuam për fitore. Nuk kishim fat në pjesën e parë, por goli erdhi pas këmbënguljes tonë”, ka thënë Ramos pas ndeshjes. 

(Kosova Sot)