Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

  • E.K /
  • 23 April 2024 - 11:46
Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Reshjet e paprecedentë zhytën nën ujë disa pjesë të Emirateve të Bashkuara Arabe javën e kaluar, duke e “bllokuar” Dubain dhe jo vetëm.

Përmbytjet e regjistruara në Emiratet e Bashkuara Arabe ishin aq intensive sa satelitët ishin ende në gjendje t’i shihnin atë nga hapësira disa ditë pasi retë u pastruan dhe ranë pikat e fundit të shiut, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Përmbytjet “u rritën shpejt dhe u tërhoqën ngadalë” si rezultat i përmbytjes historike, e cila ishte ngjarja më ekstreme në vend që nga fillimi i regjistrimeve 75 vjet më parë.

Më pak se dy ditë pas rënies së shiut, sateliti Landsat 9 kaloi mbi Emiratet e Bashkuara Arabe të premten, më 19 prill, dhe kapi imazhe të pellgjeve të mëdha dhe të vazhdueshme me ujë nga përmbytja.

(Kosova Sot Online)