I jep fund martesës pas 12 vitesh (Foto)

  • 25 June 2016 - 22:31
I jep fund martesës pas 12 vitesh (Foto)

Për shkaqe që ende nuk janë bërë të qarta për median, mësohet se aktori Nicolas Cage i ka dhënë fund lidhjes së tij të tretë.

Nicolas Cage dhe bashkëshortja e tij Alice Kim kanë dorëzuar dokumentat e divorcit në gjykatë në janar.

Çifti i cili festoi përvjetorin e 12-të të martesës në gusht, kanë edhe një djalë 10-vjeçar, Kal-el Coppola Cage. Aktori 52-vjeçar e ka njohur bashkëshorten e tij në vitin 2004 teksa ajo punonte kamariere në një restorant që ai frekuentonte shpesh. Dy muaj më vonë ata u fejuan dhe më pas u martuan.

rs_1024x759-150901140838-1024.cage.ls.121611

(Kosova Sot)