Personazhi i duhur (Foto)

  • 26 June 2016 - 17:01
Personazhi i duhur (Foto)

Margot Robbie thotë se personazhi i saj nuk është një princeshë tipike.

Margot është e qartë për faktin se dëshiron që të njihet në Hollivud për talentet e saj si aktore, e jo vetëm për dukjen e mirë dhe duket se roli i saj i Jane në filmin 'The Legend of Tarzan' është një rol i përshtatshëm për të, ndërsa ajo sqaron se personazhi i saj nuk është një princeshë në fatkeqësi, transmeton gazeta Kosova Sot.

Aktorja e talentuar për gazetën 'New Zealand Herald' ka thënë se Jane dhe personazhi i Tarzanit janë një ekip bashkëpunues. "Ekziston një dialog në film, kur personazhi negativ më thotë të bërtas për të ndërsa unë ia kthej duke thënë se nuk do të bërtas si një princeshë dhe e pështyj në fytyrë. Jane është e aftë të kujdeset për veten dhe vazhdimisht del vetë nga rreziku", ka thënë ajo. 

(Kosova Sot)

'Getting out of danger on her own': Actress Margot Robbie said Jane is no damsel in distress in the upcoming The Legend Of Tarzan