Në Itali për punë, në mbrëmje për qejf

  • 23 October 2016 - 08:56
Në Itali për punë, në mbrëmje për qejf

Zendaya u duk shumë e bukur në Kapri, derisa po filmon për fushatën "Dolce & Gabbana". Ajo kishte vjedhur shfaqjen derisa po filmonte për fushatën e fundit të "Dolce & Gabbana" më herët gjatë ditës. Dhe, Zendaya po kënaqet me qëndrimin e saj në Itali, derisa kishte vendosur që natën të dilte me stil, për t'u shëtitur me miqtë në Kapri, duke u kënaqur me kohën e lirë të cilën e ka merituar. Ishbukuroshja nga "Disney" dukjen e saj e kishte modeste, por shik, e veshur me një veshje të hirtë të thurur si fustan,raporton Gazeta Kosova Sot

Veshja e lezetshme e Zendaya-s ishte përcjellë edhe me dizajne dhe kishte fyt të thellë. Veshjen e saj të bukur ajo e kishte përcjellë me një palë taka të zeza, duke ia shtuar edhe disa centimetra gjatësi formës së saj trupore. Flokun e saj të gjatë dhe kaçurrele ajo e kishte larguar paksa nga fytyra, në mënyrë që ta theksonte çehren e saj pa asnjë mangësi të vetme. 

(Kosova Sot)

Image
Image
Image
Image