
Sa ngjyra i ka ky ylber! (Foto)

Erin Holland tregon pothuajse gjithçka përmes bikineve me ngjyra,transmeton gazeta Kosova Sot.
Së fundmi ishte parë teksa pozonte si një stuhi e vërtetë përmes disa fustaneve. Por, kësaj radhe, Erin Holland kishte ngritur temperaturave kur ishte zhveshur, e veshur me një bikine plot me ngjyra te “Seafolly Summer Launch” në “Bondi”. Modelja e bukur 27 vjeçe kishte treguar linjat e saj mbresëlënëse përmes bikineve, derisa sytjenat i kishte të lidhura pas qafës. Ndërsa për nga veshja ishte në minimum, ajo kishte lejuar që floku i saj i artë të jetë i lirë dhe kishte nuancë të kaçurreles. Me këtë rast, Erin një nga fotot e saj e kishte hedhur në rrjetin shoqëror, e veshur me bikine, ku kishte shkruar: Mirë se erdhën në verë... ditë e hatashme me “Seafolly”'. Para se të zhvishej në bikine, ish- “Miss World Australia” kishte shkëlqyer, e veshur me një fustan me lule.
(Kosova Sot)