Linda shqiptarja e parë në kopertinën e revistës “People” (Foto) - VIP - Kosova Sot
Linda  shqiptarja e parė nė kopertinėn e revistės “People” (Foto)

Linda shqiptarja e parė nė kopertinėn e revistės “People” (Foto)

Linda Halimi është këngëtarja që do të përfaqësojë Shqipërinë në edicionin e këtij viti në Eurovision. Duket se interesi për të nuk është rritur vetëm në vend, por edhe në Shtetet e Bashkuara, vend në të cilin ajo ka punuar prej vitesh.

Në një postim të fundit në Instagram, Linda ka zbuluar kopertinën e numrit të fundit të revistës amerikane “People”.

Në faqen e parë shfaqet prezantuesja e njohur Oprah Winfrey, e cila flet për mënyrën sesi humbi kilet e tepërta. Krah saj shfaqet edhe imazhi i shqiptares. Halimi ka punuar shumë për disa vite për të arritur trupin që ka sot.

“Del këtë të premte… a më dalloni dot? Jam edhe unë në kopertin! Në krah të Oprah Winfrey??”- ka shkruar ajo tepër e emocionuar për mundësinë që i është dhënë.

Linda ka ndarë me ndjekësit e revistës historinë e saj sesi humbi kilet e tepërta.

(Kosova Sot)

Image

 

 

16 orë e 24 minuta më parë