Me veshje nate në tepihun e kuq (Foto)

  • 11 January 2017 - 21:14
Me veshje nate në tepihun e kuq (Foto)

Elle Fanning shkëlqen me rastin e premierës së dramës "Live By Night" Ajo aktron personazhin e torturuar në dramën e re të regjisorit dhe aktorit Ben Affleck, me titull "Live By Night". Përderisa në dramën e fundit ajo ishte e mbushur me shumë ilaçe, Elle Fanning thjesht po dukej engjëllore në premierën e filmit që ishte mbajtur në Los Anxhelos, transmeton gazeta Kosova Sot.

Bukuroshja bionde vetëm 18 vjeçe, dukej shumë elegante, e veshur me një fustan të bukur. Elle kishte veshur një fustan elegant, klasik krem, me dizajnin pa rripa. Floku i saj i verdhë ishte i lëshuar dhe i drejtë, i shtrirë në shpinën e saj, derisa dukja e saj ishte modeste dhe natyrale, por hyjnore. Me këtë rast, aktorja Elle në tepihun e kuq ishte e shoqëruar nga yjet e tjera Sienna Miller dhe Zoe Saldana. Filmi aktualisht është në prezantim të kufizuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 

(Kosova Sot)

Pretty gun molls: Elle Fanning looked simply angelic at the film's Los Angeles premiere on Monday nightAll white on the night: The 18-year-old blonde took an elegant turn at the star-studded affair as they wore glamorous gowns