Lindita Halimi tregon “dietën magjike” me të cilën humbi 50 kg (Foto)

  • 15 January 2017 - 10:56
Lindita Halimi tregon “dietën magjike” me të cilën humbi 50 kg (Foto)

Këngëtarja shqiptare Lindita Halimi, e cila u bë e famshme si në Shqipëri edhe jashtë shtetit falë zërit të saj të veçantë, ka rrëfyer dietën “magjike” që e ndihmoi të humbiste ndjeshëm peshën trupore.Vajza nga Shqipëria ka arritur të humbasë as më pak e as më shumë se 50 kilogramë.

Ajo thotë se për hidratim konsumon rreth 1.41 litër ujë në ditë.

Mëngjes: 3 vezë të skuqura me një filxhan me kërpudha të pjekura në skarë, qepë dhe speca. 1 gotë lëng portokalli.

Dreka: 1 vezë të skuqur me një filxhan oriz të mbushur me kërpudha të skarës, qepë dhe speca. Ushqim të shpejtë (Snack): 1 filxhan me mix manaferrash, çaj mente ose çaj jeshil.

Darka: Smoothie me qumësht bajamesh, manaferrash ose ananasi.

Pas darke: 1 tas me 60 ml kos dhe mix manaferrash.

Linda thotë ndër të tjera se ajo nuk ushqehet me karbohidrate pas orës 5 të pasdites, por gjatë ditës, para se të bëjë palestër ose të ngjitet në skenë, ha makarona ose rizoto (oriz).

Ndërkohë që ka 5 vite pa ngrënë një copë pizza. Linda ka patur sukses të padiskutueshëm në këtë sfidë me veten e saj, dhe shpresojmë që e suksesshme të jetë edhe pjesëmarrja e saj në Eurovision me këngën “World”

(Kosova Sot)

Image
Image