Rona Nishliu zyrtarisht trajnere e ''The Voice of Albania 6'' (Foto)

  • 23 January 2017 - 17:12
Rona Nishliu zyrtarisht trajnere e ''The Voice of Albania 6'' (Foto)

Rona Nishliu është zyrtarisht trajnere e “The Voice of Albania 6”.

Ajo shquhet si një personalitet i fortë artistic për fuqinë vokale si edhe për performancat e saj, shkruan gazeta Kosova Sot Online.

Rona, përmes një foto në Instagram ka dhënë disa informacione në lidhje me audicionet e fshehura.

Kujtojmë se Rona ka përfaqësuar Shqipërinë Eurovision në vitin 2012 duke u renditur e 5-ta kështu duke ia siguruar Shqipërisë kualifikimin në natën finale.

(Kosova Sot)