Promovimi me shoqen

  • 20 March 2017 - 08:29
Promovimi me shoqen

Suki Waterhouse shkëlqen në bashkëpunimin e saj për linjën e aksesorëve. Suki Waterhouse dhe mikja e saj më e mirë, Poppy Jamie, kanë lansuar linjën e aksesorëve "Pop & Suki" në muajin tetor të vitit të kaluar.raporton Gazeta Kosova Sot

Dhe, bukuroshja 25 vjeçe në fakt u duk si ta tërhiqte vëmendjen gjatë hapjes së madhe në Los Anxhelos. Aktorja britanike shkëlqeu me veshjen e saj me këtë rast, duke kombinuar një fustan të rrudhosur dhe një bluzë të tejdukshme.

Ylli nga filmi "Insurgent" mahniti edhe me dekoltenë e saj derisa flokun e kishte lënë të lirë dhe të drejtë. Nën fustanin e saj të rrudhosur kishte dhe një pjesë tjetër, që ishte me ngjyrë të zezë dhe të tejdukshëm. Suki flokëve të verdha ju kishte kombinuar edhe grimin pink, derisa flokun e kishte lënë të lirë në kraharor. 

(Kosova Sot)

Image
Image
Image