Nëna e zjarrtë (Foto)

  • 25 April 2017 - 19:56
Nëna e zjarrtë (Foto)

Mariah Carey me dekoltenë hapur han darkë me fëmijët,transmeton gazeta Kosova Sot.

Me gjasë është kënaqur me një natë të thjeshtë me fëmijët e saj. Por, Mariah Carey nuk po mund t’i rezistonte famës. Bukuroshja 47 vjeçe ishte veshur me një veshje që binte fort në sy, derisa po largohej nga vendi “Nobu” në Malibu, të dielën mbrëma. Nuk ishte e vetme, ishte në shoqërinë e binjakëve, tashmë pothuajse 6 vjeç, Moroccan dhe Monroe. Sido që të jetë, Mariah natyrisht se tërhoqi vëmendjen me fustanin dhe dekoltenë e saj të thellë. Fustani kishte zinxhirin mjaft të zbërthyer, derisa takat e argjendta po i jepnin edhe më shumë formë fizikut të saj bombastik. Veshjen e kishte kombinuar me bizhuteri argjendti, përfshirë shumë byzylykë, unaza dhe vathë. Flokët e saj ishin të valëzuara përreth kraharorit, derisa grimin e kishte në efektin “smokey eye” e buzëkuqin e kishte pink. 

(Kosova Sot)

Hot mama: Mariah Carey put on quite an eye-popping display while leaving dinner at hotspot Nobu in Malibu on Sunday nightIt's a date: She was not alone for the occasion as she was joined by nearly six-year-old twins Moroccan and Monroe