Ish e dashura e Bieberit imiton me Pamela Andersonin

  • 28 April 2017 - 21:12
Ish e dashura e Bieberit imiton me Pamela Andersonin

Ish e dashura e këngëtarit Justin Bieber, Chantel Jeffries, dukej tepër e eksituar në lidhje me adaptimin e ardhshëm të filmit “Baywatch”

Modelja 23 vjeçe kishte veshur një kostum të kuq njëpjesësh të plazhit, të ngjashëm me atë që kishte veshur dikur Pamela Anderson, trasmeton gazeta Kosova Sot

Chantel bëri përshtypje të madhe duke ecur plazhit të Majami Biçit, me një palë syzash të zeza të diellit, dhe me flokët e lagura seksi. Një ditë më parë, ajo i kishte shkruar një fansi, duke i thënë: “Do ta kem tenin më të çuditshëm ndonjëherë”, duke iu referuar kështu modelit jo të rëndomtë të kostumit të plazhit. Bukuroshja, e cila ka 2.6 milionë pasues në “Instagram”, me këtë rast nuk kishte përdorë tepër aksesorë të modës, me qëllim që të mos e tërhiqte vëmendjen nga bukuria e saj natyrore. 

(Kosova Sot)