Xhansu mëson humbjen e fëmijës, Mahide rrëmben Alazin, shumë gjëra të tmerrshme do të ndodhin sonte…

  • 29 May 2017 - 13:58
Xhansu mëson humbjen e fëmijës, Mahide rrëmben Alazin, shumë gjëra të tmerrshme do të ndodhin sonte…

Ozkan takon Xhansunë në spital. Asuman dhe Mahide bëjnë një plan së bashku për të marrë hak ndaj Dilarës. Mahide i dërgon mesazh Asumanit nga telefoni i Harunitku i tregon se i ka dhënë para dhe se në fundjavë duhet të takohen në një vend sekret.

Ozan i mundëson Rahmiut të dëgjojë zërin e Xhansusë fshehurazi nga telefoni. Xhansu kërkon të takojë Burhanin dhe mërzitet shumë kur mëson se ai ka vdekur në aksident. Xhansu nxhehet me Denisin që nuk ka vazhduar parapërgatitjet për beben e tyre. Ozkan fajëson Burhanin për humbjen e bebes së Xhansusë.

Seren i tregon Xhihanit dhe Jëlldërëm se ka gjetur prova që vërtetojnë lidhjet e Harunit me mafian, ku pastrimin e parave e bën me punë sociale. Seren sugjeron të hedhin Harunin në gjyq, por Jëlldërëm i ndalon duke i kujtuar se maäa mund t’u dëmtojë familjet. Xhihan është kurioz të njohë hakerin me të cilin punon. Asuman flet me “Harunin” para Dilarës dhe ajo bëhet xheloze. Dilara kontrollon telefonin e Asumanit dhe shikon mesazhet e saj me “Harunin”.

Harun shikon Dilarën në shtëpinë e Xhihanit dhe nxhehet. Xhihan i tregon Dilarës provat kundër Harunit dhe se Harun e ka përfshirë edhe Hazallin në punë të jashtëligjshme. Dilara i kërkon sqarime Harunit rreth Asumanit. Harun mohon të ketë lidhje me Asunë por Dilara nuk e beson.

Dilara i kërkon Harunit divorcin. Asuman dhe Xhandan zihen dhe Xhandan e përzë nga shtëpia. Xhandan i ka bërë kopje diskut të Mahides. Harun i kërkon falje Mahides dhe i tregon asaj se ka vendosur të riällojë hakmarrjen ndaj Xhihanit.

Rahmi merr guximin t’i shkojë në shtëpi Xhansusë. Denis e mirëpret. Xhansu i ka vendosur emrin e dytë fëmijës Xhihan, Keriman e këshillon Dilarën t’i tregojnë Xhansusë të vërtetën, shkruan “revistaëho.com”. Xhansu dëgjon debatin e tyre dhe mëson të vërtetën. Rahmi shkon në varrin e Ajshes dhe i kërkon falje. Njerëzit e Mahides i vihen pas. Rahmi arratiset sërish.

Calltaj gjurmon Rahmiun dhe zbulon se ai jeton me Ozanin. Mahide këmbëngul që Dilara e ka ditur të vërtetën. Xhansu nxehet me familjen që e ka gënjyer. Rahmi vetëdorëzohet në polici. Asuman gënjen Dilarën se Harun e ka kërkuar atë.

Ozan dhe Xhihan shohin Mithatin në komisariat dhe ai i gënjen se i kanë vjedhur shtëpinë. Xhihan bëhet dyshues. Asuman vjedh ditarin e Dilarës dhe zbulon një të fshehtë. Dilara nis procedurat e divorcit dhe heq dorë nga e gjithë pasuria në këmbim të kujdestarisë së fëmijës dhe vilës. Një burrë shkon në vilën e Dilarës dhe e ngatërron Asumanin me Dilarën.

Ai pretendon se është babai biologjik i Dilarës. Disa kriminelë sulmojnë vilën e Dilarës dhe rrëmbejnë Alazin. Dilara mendon se është fajtor Haruni. Mithat gjen vendndodhjen e Harunit dhe detyrohet t’ia tregojë atë Xhihanit për të gjetur Alazin. Harun i shkon Dilarës në shtëpi dhe mëson se kanë rrëmbyer Alazin. Harun tregon se Alazin e ka rrëmbyer mafia.

Nëna e Dilarës ka pasur një lidhje jashtë martese nga e cila ka mbetur shtatzënë, dhe për të mos prishur martesën i ka gënjyer të gjithë. Babai biologjik është kthyer pasi është në prag të vdekjes dhe dëshiron të njihet me Dilarën. Asuman i tregon se ajo nuk është Dilara dhe i kërkon atij kohë për ta parapërgatitur Dilarën. Xhihan i kërkon ndihmë Mithatit për të gjetur shefin e mafias. Xhansu rrezikon të mos bëjë më fëmijë.

Xhihan i tregon Ozkanit për rrëmbimin e Alazit. Ozkan dhe Xhihan shkojnë së bashku të armatosur. Xhansu lidhet shumë me një fëmijë në jetimore. Demir ka rrëmbyer Alazin nën urdhërin e Mahides. Harun detyrohet të rivazhdojë pastrimin e parave. Xhihan shpëton Alazin. Harun falenderon Xhihanin. Dilara nuk pranon të ndahet nga Haruni. Mahide vetvritet.

(Kosova Sot)