Inati është `IN`

  • 23 July 2017 - 18:51
Inati është `IN`

Këngëtarët dhe tekstshkruesit e estradës janë duke u rropatur rreth një mullari, thuajse çdo këngë e tyre është e ngjashme me tjetrën, çdo spot është i ngjashëm me tjetrin vetëm që ndërrohen striptizeret. Pra secilën ditë servohet i njejti produket në esencë, por vetëm ndërrohen prapanicat. Këto raste janë bukur interesante për studime sociologjike.  Kopjimet që edhe si kopjime nuk arrijnë të bëhen edhe aq denjësisht tani kanë marrë nivel edhe më sipërfaqsor, shkruan Kosova Sot Online.

 Tani më nuk po kopjohet vetëm përmbajtja, apo forma me kontura të përgjithshme por edhe titulli, ajo që është më sipërfaqsore, që ndoshta është kopjim më i cekët se ata dy të lartcekurit. Në këtë mënyrë është shëndrruar në trend ndër këngëtarë që ti titullojnë këngët e tyre me tituj që kanë të bëjnë me inatin. Për inatin dihet se nuk është virtyt, por anasjelltas, është ves, shumë i rëndë. Përderisa arti duhet të jetë sublimim i të keqes (vesit) në të mirë (vlerë, virtyt), në estradën tonë që i trumbetojnë vetes se janë artista, është bërë rrokadë e këtij sublimi. Tek ne arti është kur i marrim vlerat dhe i shndërrojmë në antivlera. Kjo e dëmton edhe audiencën që në masë të madhe janë të mitur. Ekspozimi ndaj fjalëve të pista dhe negative, vërtetë ngjall dhe thellon negativitet në publik. 

Image
Image
Image
Image
Image

 

(Kosova Sot)