Azgania

  • 27 July 2017 - 08:16
Azgania

Ashley Judd promovon seritë e reja. Fjalimi i saj i ndytë te "Nasty Woman" në marshin e muajit mars ende është në kujtesë, shkruan gazeta Kosova Sot. Kësaj radhe, bukuroshja Ashley Judd ka të thotë më shumë për femrat "azgane". Aktorja kishte marrë pjesë në ngjarjen "2017 Summer Television Critics Association Press Tour", që ishte mbajtur te "Beverly Hilton", për të promovuar sezonin që po vjen të "Berlin Station". Me këtë rast, bukuroshja 49 vjeçe dukej shumë bukur, sensacionale, në një fustan të bukur elegant, të cilin e kishte kombinuar me një palë taka. Në seri, aktorja Judd luan "BB Yates", është shefe e stacionit të CIA-s. Gjatë këtij paneli, ajo dukej pikërisht si një nga femrat që "pikërisht bota tani ka nevojë për të".

(Kosova Sot)