Bamirësja

  • 27 July 2017 - 08:22
Bamirësja

Chloe Grace Moretz bën thirrje për bamirësi përmes aplikacionit në "Instagram", shkruan gazeta Ksoova Sot. Ajo dikur ishte në debat me Kim Kardashian rreth përdorimit të rrjeteve shoqërore, edhe për të mirë, madje. Kësaj radhe, Chloe Grace Moretz ka hedhur të hollat atje ku "Instagram" kishte një lëvizje të re bamirësie. Bukuroshja 20 vjeçe kishte kërkuar nga ndjekësit e saj që të japin të holla, që më pas t'u jepen atyre që kanë nevojë. Ylli nga "Kick Ass" është përcaktuar që t'u ndihmojë njerëzve përmes "American Civil Liberties Union", një organizatë kjo nacionale që punon për të mbrojtur të drejtat civile që janë të garantuara me Kushtetutë. Më herët gjatë ditës, Chloe ishte veshur në një veshje të lehtë dhe të rehatshme. Veshur kishte një bluzë dhe një palë gete, flokun e kishte të lirë e në dorë pos telefonit kishte dhe një qese, derisa stilin e kishte kompletuar me një çantë dhe një palë atlete.

(Kosova Sot)