Komedi me "tre XXX"

  • 17 August 2017 - 19:11
Komedi me

Jennifer Aniston ka vendosur të paraqitet në komedinë e re, shkruan gazeta Kosova Sot. Aktorja e bukur 48 vjeçe, ylli nga "Horrible Bosses", ende është në bisedime për të pranojë rolin e filmit ku skenarin dhe regjinë e ka bërë Sophie Goodhart, film ky që nuk preferohet për fëmijë deri në një moshë të caktuar, e regjisorja dhe skenaristja njihet më mirë për filmin "My Blind Brother". Sipas "Hollywood Reporter", filmi ka të bëjë me një çift që tentojnë të arrijnë dhe gjejnë argë- timin e rinisë së tyre. Aktorja Aniston po ashtu është duke punuar me kompaninë "STX" për projektin që po vjen me titull "Significant Other", përkrah mikut të saj Jason Bateman. Joby Harold dhe Tory Tunnell do të jenë producentët e filmit.

(Kosova Sot)