Dorë për dore

  • 22 August 2017 - 20:26
Dorë për dore

Heidi Klum del në darkë me të dashurin 13 vjet më të ri S ë fundmi, ajo është kthyer në shtëpi nga një pushim familjar me katër fëmijët e saj, trasmeton gazeta Kosova Sot

Dhe kështu, Heidi Klum, 44 vjeçe, u duk të jetë duke kompensuar kohën e humbur, duke u kënaqur me të dashurin e saj më të ri Vito Schnabel, 31 vjeç, derisa çifti ishte parë teksa po shëtitej nëpër qytetin e Nju- Jorkut. Ata po ecnin dorë për dorë derisa ia kishin mësyrë një nga restorantet e shumta në Mollën e Madhe, për një darkë romantike. Me këtë rast, bukuroshja ishte përkujdesur të dukej si më së miri, e veshur me një fustan të gjatë vibrues me ngjyrë të gjelbër që me lehtësi po ledhatonte tokën derisa ajo po ecte. Atë e kishte kombinuar me disa detaje bezhë, flokun e saj e kishte rregulluar me stil derisa sytë po i mbulonte me një palë syze. 

(Kosova Sot)