Ja si e urojnë disa nga VIP-at tanë gazetën KOSOVA SOT për ditëlindjen e 19-të!

  • 13 September 2017 - 09:33
Ja si e urojnë disa nga VIP-at tanë gazetën KOSOVA SOT për ditëlindjen e 19-të!

Me rastin e ditëlindjes së 19-të, gazeta KOSOVA SOT ka marrë urime të shumta. Ja si e urojnë disa nga VIP-at  gazetën nr. 1 në Kosovë KOSOVA SOT: 

Image

SHPAT KASAPI: Kontributi i gazetës "Kosova Sot" është për t'u vlerësuar. Nga "Kosova Sot" ne artistët kemi pasur përkrahje të madhe, posaçërisht unë. Gazetat janë mjet i informacioneve, falë së cilave informohemi sot më shpejt se kurrë. Keni pasur korrektësi dhe bashkëpunim reciprok me mua. Të jesh në majë të një suksesi nuk është fare lehtë dhe për këtë duhet mund i madh, vite e vite për ta arritur. Andaj, ju këtë gjë e arritët me mund e me punë për plot 19 vjet. Nuk është e lehte të jetojë një gazetë për plot kaq vite, por kjo arrihet nga stafi profesional dhe kontributi i madh i gazetarëve. Unë pa e zgjatur shumë ju përgëzoj për punën e bërë gjatë këtyre viteve, është për t'u duartrokitur ky sukses i madh... E juve si gazetarë ju uroj shumë suksese, faleminderit që jeni pranë neve artistëve, ku puna jonë pa përkrahjen e njëri-tjetrit do të ishte boshe. Dhe, njëherësh shumë suksese, urime përvjetori, jetoftë gjatë kjo punë juaja.

Image

VISAR PEJA: Kontributi i gazetës "Kosova Sot" është evident nga fakti i jetëgjatësisë së gazetës. Jam lexues besnik i gazetës dhe gjithmonë e kam vlerësuar për kontributin e saj në informimin e masës. Rubrika për kulturë, me informata të reja dhe shumë të rëndësishme. Ju uroj dhe shumë vite punë dhe kontribut në fushën e informimit publik.

Image

SHKËLZEN DOLI, VIOLINIST I FAMSHËM: Ju uroj përzemërsisht për 19-vjetorin e gazetës "Kosova Sot" dhe për kontributin e secilit prej jush. I uroj sa më shumë suksese stafit tuaj, si dhe të vazhdoni t' i përcillni çdo ditë, në çdo minutë, publikut lajmet në kohë reale dhe sa më korrekte, të jeni në çdo kohë zëri i çdo qytetari të Kosovës, pa dallim. Ju uroj edhe 119 vite të tjera! 

Image

 

NAIM ABAZI: Patjetër që ka qenë dhe mbetet njëra nga zëdhënëset më të fuqishme dhe prirëse në lajmin e shpejtë dhe të saktë dhe mbi të gjitha e painterferuar nga grupet dhe klanet. Në botën e kulturës dhe të sportit sigurisht ka qenë sheshi i fjalës së vërtetë. Sheshi i vlerësimit të saktë e të qartë dhe mbi të gjitha trampolinë e gjërave dhe ngjarjeve të bukura.

(Kosova Sot)