Mendo pink

  • 13 September 2017 - 19:48
Mendo pink

Ajo duket të jetë ylli i "New York Fashion Week". Por, gjatë kohës kur është e lirë midis pistave, Gigi Hadid është përcaktuar për dukje më të rehatshme, transmeton gazeta Kosova Sot. Bukuroshja 22 vjeçe u duk elegante dhe modeste derisa kishte dalë në Nju- Jork. Ajo u duk shumë bukur me stilin që binte fort në sy, e veshur me një bluzë të thurur me ngjyrë pink. Bukuroshja bionde po mbante ngrohtë veten e saj me këtë xhemper, e veshur me një palë xhinse dhe një palë pantofla me zbukurim pink. Për aksesorë, Gigi kishte një palë syze të holla, derisa floku e kishte me stilin të lagur dhe i vendosur nga prapa, duke lejuar që bukuria e saj natyrale të rrezatonte në fytyrën e saj pa asnjë të metë të vetme.

(Kosova Sot)