“Ciao”, Bella

  • 13 September 2017 - 21:23
“Ciao”, Bella

Ajo ka tundur pistat gjatë gjithë javës si një nga modelet më të kërkuara gjatë “Fashion Week”, transmeton gazeta Kosova Sot. Por, Bella Hadid u duk e gatshme për gjithçka, derisa si uragan kishte shpërthyer gjatë paraqitjes së saj në pistën e  “Oscar de la Renta” , gjatë “SS/18” në “New York Fashion”. E mbathur me një palë taka të larta dhe një veshje që ishte inspirim prej pizhameve, dizajnuar nga Laura Kim dhe Fernando Garcia, këmbët e Bella-s u dukën thuajse nuk kishin fund. Modelja e “IMG” –së,  e cila i mbush 21 muajin që po vjen, u shfaq edhe te pista për “Sotheby”. Bukuroshja gjysmë-jordaneze dhe gjysmë-holandeze u duk shumë e rehatshme në pistë në bluzën e madhe me ngjyrë të zezë, pantallona kombinues dhe taka me ngjyrë neutrale.

(Kosova Sot)