E bukur në pink

  • 25 September 2017 - 12:58
E bukur në pink

Të famshmit kanë vërshuar te “Central Park” për “2017 Global Citizen Festival”, transmeton gazeta Kosova Sot. Midis tyre ishte edhe Demi Lovato, e cila dallohej e veshur me një fustan pink të ngjitur për trupin e saj dhe rrezatonte me një buzëkuq të kuq të zjarrtë, në ngjarjen ku ishin grumbulluar shumë yje. Fustani elegant pa mëngë i bukuroshes 25-vjeçare kishte një detaj zbukurues në kraharor. Duke ekuilibruar takat e saj, në skenë kishte dalë me Hugh Evans – bashkë-themeluesin e “Global Poverty Project”, i cili tashmë është shndërruar në “Global Citizen”. Sipas “Associated Press”, ajo është shndërruar në një ambasadore për “Global Citizen”. Më vonë gjatë mbrëmjes, këngëtarja e hitit “Cool For The Summer” i kishte bashkuar forcat me DJ Khalid në “Snapchat”. Derisa ishte në prapaskenë, ajo kishte postuar foto bashkë me pjesëmarrëset e tjera të famshme, si: Priyanka Chopra, Michelle Monaghan dhe Freida Pinto.

(Kosova Sot)