Mimoza dhe Seldi përfundimisht në lidhje? (Foto)

  • 25 September 2017 - 13:09
Mimoza dhe Seldi përfundimisht në lidhje? (Foto)

Dyshja e estradës, Mimoza Shkodra dhe Seldi Qalliu kanë mbushur ballinat e lajmeve rozë kohëve të fundit për një lidhje të mundshme, transmeton Kosova Sot Online.

Duket se përfundimisht ata janë në lidhje dhe të gjitha lëvizjet e dyshimta që i nxisnin fansat të besojnë se mes tyre ka diçka më shumë përtej kolegialitetit dolën të jenë të sakta. Mimoza në Instagramin  e saj ka postuar një foto me Seldin, kurse fotos i ka vënë një zemër të kuqe në mbishkrim. Menjëherë pas kësaj, postimi është pasuar me komente nga më të ndryshme. S’na mbetet tjetër vetëm t’i urojmë.

 

❤️

A post shared by MimozaShkodra (@mimozashkodra) on

(Kosova Sot)