"E duam edhe ne yllin tonë"

  • 23 October 2017 - 16:43

Adele-s i ofrohen gjysmë milioni dollarë për një shfaqje

Ajo është një nga yjet më të mëdha në botë, që ka një pasuri rreth 125 milion dollarë. E cila njëherësh ka edhe 15 "Grammys". Mu për këtë shkas, nuk është befasi se i është ofruar një rezidencë prej 20 milionë në një nga top hotelet e Vegasit.

Një burim i ka thënë "The Sun" se këngëtares 29 vjeçe i është ofruar një qëndrim 12 muajsh në "Wynn Hotel", me një pagesë prej 500,000 për një shfaqje të vetme. Burimi nga brenda ka thënë: 'Në disa nga vitet e fundit, kemi parë yje të mëdha që të performojnë dhe secili hotel dëshiron të ketë një yll brenda. 'Caesars Palace' e kishin Mariah Carey, 'Planet Hollywood' ka Britney Spears, derisa ne duam Adele. Edhe me gjysmë milioni dollari kemi besim se do të kemi fitime të majme'

(Kosova Sot)