Këngëtarja serbe: Kim Kardashian po më kopjon (Foto)

  • 31 July 2015 - 15:33
Këngëtarja serbe: Kim Kardashian po më kopjon (Foto)

Kim Kardashian natyrisht që po duket ndryshe si bionde, por të premten ajo është akuzuar për vjedhjen e stilit të këngëtares serbe Jelena Karleusa.

Pop-ylli serb ka thënë për revistën amerikane “UsWeekly” se ajo shumë vjet më parë ishte fotografuar me stilin që tani po e përdorë Kim Kardashian.

“Mendoj se stili i saj është i frymëzuar nga fotografitë e mia”, ka thënë këngëtarja 36-vjeçare.

Lidhja mes Jelenas dhe Kimit është për kur këngëtarja serbe nëpërmjet rrjeteve sociale akuzoi yllin amerikan për vjedhje të stilit, transmeton mapo.

Jelena ka thënë se përveç stilit të veshjes, Kimi është përkujdesur që t’ia vjedh edhe stilin e flokëve.

“Po e marr si kompliment dhe nuk janë vetëm flokët (stilin e flokëve)”.

jelena

1426255653-syn-2-1426245025-screen-shot-2015-03-13-at-071024